Ekskluzive: Pacolli i kërkon zyrtarisht kryeministrit Haradinaj shkarkimin e ministres Albena Reshitaj

Shkarkimi i Albena Reshitajt nga pozita e ministres të Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor është vetëm çështje orësh.

Veriu.info nga burime të sigurta mëson se sot Presidenti i AKR-së, Behgjet Pacolli, i ka bërë kërkesë zyrtare kryeministrit Ramush Haradinaj që ta shkarkoj ministren Albena Reshitaj.

“Sot Presidenti Pacolli ka kërkuar kryeministrit Haradinaj shkarkimin e ministres Reshitaj. Shkarkimi i saj është çështje e brendshme e funksionimit të AKR-së, gjë që parashihet edhe me marrëveshjen e koalicionit se shkarkimet bëhen me kërkesë të partisë”, ka thënë burimi i Veriu.info.

Mësohet se shkarkimi i saj mund të ndodh nesër, ndërsa për personin që do ta zëvendësoj  Reshitajn në postin e ministres ende nuk është vendosur në AKR./Veriu.info

  • ETIKETIMET
  • 1
SHPËRNDAJE