Ekskluzive: Ramush Haradinaj në ndërtesen e Ibrahim Rugovës, pritet nënshkrimi i marrëveshjes!

Edhe pse gazeta Blic ka raportuar se është nënshkruar koalicioni në mes të PAN-it dhe Teuta Rugovës, duket se akoma nuk është bërë.

Koalicioni PDK- AAK- Nisma pritet të nënshkruaj marrëveshje me deputeten e LDK-së, Teuta Rugovën për ta mbështetur Qeverinë e drejtuar nga Ramush Haradinaj, shkruan Gazeta Blic.

Për nënshkrimin e marrëveshjes prezent është vetë lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj me bashkëpunëtorët e tij. PAN tash e sa kohë ka deklaruar se i ka numrat për formimin e Qeverisë.

Në zgjedhjet e 11 qershorit, PAN edhe pse doli subjekti i parë politik, arriti që t’i marrë vetëm 39 vota, derisa VV doli e dyta, e pasuar nga Koalicioni LAA. Gazeta Blic do t’ ju mbajë të informuar rreth kësaj marrëveshjeje.

PAMJE NGA VENDI I NGJARJES:

Për nënshkrimin e marrëveshjes prezent ishte vetë lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj me bashkëpunëtorët e tij.

PAN tash e sa kohë ka deklaruar se i ka numrat për formimin e Qeverisë.Në zgjedhjet e 11 qershorit, PAN edhe pse doli subjekti i parë politik, arriti që t’i marrë vetëm 39 vota, derisa VV doli e dyta, e pasuar nga Koalicioni LAA.

PAMJE NGA VENDI I NGJARJES:

SHPËRNDAJE