Ekskluzive: Pas takimit me ambasadorin Kosnett, LDK-ja mblidhet për të diskutuar rreth koalicionit me VV-në

Kanë kaluar tashmë dy muaj prej që Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës, ulen në tavolinë të përbashkët për të biseduar për marrëveshjen e tyre për qeverinë e ardhshme.

As pas dy muajsh LDK-ja dhe VV-ja, nuk kanë arritur ta finalizojnë marrëveshjen.

Përmes burimeve IndeksOnline ka mësuar se të premten në orën 11:00-të, LDK-ja do të mbledh këshillin e saj për të diskutuar rreth koalicionit me Lëvizjen Vetëvendosje.

Sipas burimeve, këshilli i LDK-së mblidhet pas një takimi që këta të fundit e patën me ambasadorin e ShBA-së në Kosovë, Philip Kosnett.

Tutje kujtojmë që sot kryetari i Lëvozjes Vetëvendosje, Albin Kurti, përmes një letre ka refuzuar kërkesën e tretë për takim të presidentit Thaçi, duke i propozuar atij që takimi të ndodhë të hënën më 6 janar 2020.

  • ETIKETIMET
  • 1
SHPËRNDAJE