Ekskluzive: Ramush Haradinaj sot mbledh partinë për të diskutuar futjen e PDK-së në Qeveri (Dokument)

Si duket nuk do të shkoj shumë gjatë e PDK do të jetë pjesë e Qeverisë Hoti.

Madje, kjo punë ka filluar të diskutohet edhe brenda partive të koalicionit.

Gazeta Infokus nga burime të sigurta ka mësuar se kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, këtë të martë do të mbledh partinë për të diskutuar këtë punë.

Gazeta Infokus ka siguruar edhe dokumentin që e vërteton këtë gjë.

Në rendin e ditës të siguruar nga Gazeta Infokus për mbledhjen e sotme të AAK-së, shihet që në pikën C është Koalicioni qeverisës, ku do të diskutohet për futjen e PDK-së.

Gazeta Infokus, gjithashtu ka mësuar se PDK për t’u futur në Qeverinë Hoti, i ka kërkuar tri ministri, dy nga të cilat tashmë janë të AAK-së e një e LDK-së.

Megjithatë, një ditë më parë, zëvendëskryeministri Besnik Tahiri që vije nga AAK, ka thënë që koalicioni kështu siç është është stabil dhe nuk ka lëkundje.

  • ETIKETIMET
  • 1
SHPËRNDAJE