Ekskluzive: Sot arrihet marrëveshja e koalicionit mes VV-së dhe LDK-së

Kanë mbetur edhe pak ditë deri në konsumimin e afatit kushtetues nga Albin Kurti për formimin e qeverisë, raporton Gazeta Online Veriu.info.

Gazeta Online Veriu.info mëson nga burimet e saj se marrëveshja e koalicionit mes Lëvizjes Vetëvendosje dhe LDK-së do të arrihet sot.

Albin Kurti dhe Isa Mustafa kanë arritur pajtueshmëri për bashkëqeverisje për 4 vitet e ardhshme.
Sot gjatë ditës një takim të tillë e ka paralajmëruar edhe kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, por që ka theksuar se nuk janë marrë vesh për orën.

Kujtojmë që gjatë vikendit ka pasur deklarata përafruese mes zyrtarëve të të dyja partive për arritjen e koalicionit./Veriu.info/

  • ETIKETIMET
  • 1
SHPËRNDAJE