Ekskluzive: Veç Koronavirusit, Kosova kanoset edhe nga sëmundja e derrave

Koronavirusi nuk është rreziku i vetëm që po i kanoset këto ditë Kosovës.

Shteti i Kosovës po kanoset edhe nga sëmundja e derrave.

E për këtë institucionet kosovare kanë filluar të marrin masa, duke ndaluar importin e mishit të derrit nga Hungaria e Serbia.

Lamir Thaçi zëdhënës në Agjencinë e Ushqimit dhe Veterinarisë ka konfirmuar për gazetën inFokus se kjo është bërë për shkak të paraqitjes se sëmundjes se murtajës klasike të derrave.

“Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë është ne kontakt të vazhdueshëm me organizatat ndërkombëtare për ushqim dhe shëndet të kafshëve. Të gjitha lajmërimet e hershme të njoftuara mbi paraqitjen e ndalesës për vende të caktuara vlejnë edhe për vendin tonë.

Sa i përket mishit të derrit për momentin ekziston ndalesa e importit të mishit të derrit nga Hungari dhe Serbia për shkak të paraqitjes se sëmundjes se murtajës klasike të derrave. Njoftimi është bërë nga organizata e OIE Organizatë Ndërkombëtare për Epizooti”, ka thënë Thaçi.

Gazeta inFokus mëson se vendet përreth ka qe së paku një muaj po përballen me këtë sëmundje.

Ndërsa, veç kësaj, Kosova ka filluar përgatitjet edhe për tu përballur me virusin kinez i cili fillimisht u përhap nga Ëuhan, i njohur me emër Koronavirus

Ky virus tani veçse është shpërndarë në shumë vende tjera, ka ardhur edhe në shtete afër Kosovës, sikurse Italia.

Në këtë formë kanë filluar përgatitjet për t’u ballafaquar me të, por edhe për ta parandaluar./Gazeta inFokus/

SHPËRNDAJE