Ekskluzive: VV-ja është pajtuar që LDK-së t’i takojë presidenti, por Kurti ka një kusht për këtë

Albin Kurti e Isa Mustafa janë duke vazhduar takimin për arritje të marrëveshjes për koalicion, dhe është posti i presidentit të vendit, ai që po vazhdon të pengoj arritjen e marrëveshjes në mes të LVV’së dhe LDK’së.

Siç mësohet nga burime brenda këtyre subjekteve politike, Albin Kurti tashmë është pajtuar që posti i presidentit t’i takojë LDK’së, por ai ka një kusht, që kjo marrëveshje të mund të zyrtarizohet.

Reporteri.net, merr vesh, se Kurti është duke kërkuar nga Isa Mustafa, që LDK të e caktojë edhe emrin e personit që do të propozohet për president nga LDK, dhe atë emër më pas ta dërgoj në strukturat partiake të VV’së për ta marrë miratimin.

Mësohet se në këtë takim diskutimi kryesor që është duke u bërë është posti i presidentit, për të cilin VV është pajtuar që t’i takojë LDK’së, por nga kjo e fundit po kërkohet që të jepet edhe emri konkret, emër i cili më pas do të dërgohet për të marrë miratimin në Këshillin e Përgjithshëm të VV’së.

Siç është raportuar edhe më herët VV dhe LDK tashmë kanë arritur pajtueshmëri për ndarjen e posteve ministrore dhe posteve të tjera, si zv.kryeministrat dhe kryeparlamentari.

SHPËRNDAJE