Eksperti amerikan paralajmëron për ndërhyrje ruse…

Eksperti amerikan për Evropën Lindore dhe Ballkanin Perendimor, Janus Bugajski, ka folur për mundësinë e arritjes së një marrëveshjeje mes Kosovës e Serbisë, shkruan veriu.info

Ndër të tjerash, Bugajski ka paralajmëruar për ndërhyrjen ruse gjatë procesit të marrëveshjes mes dy vendeve.

Ai ka thënë se të vetmet marrëveshje të suksesshme janë ato ku Rusia nuk luan asnjë rol.

”Duhet kujtuar se të vetmet marrëveshje të suksesshme që janë zbatuar në rajon janë ato ku Moska nuk ka luajtur asnjë rol – si në Dayton, Ohër dhe Prespë”, ka thënë Bugajski në një intervistë për Kohën Ditore.

Bugajski shtoi se çdo marrëveshje e qëndrueshme mes Kosovës e Serbisë duhet të jetë e liruar nga përfshirja e Kremlinit.

”Dhe çdo marrëveshje e qëndrueshme mes Kosovës dhe Serbisë duhet të mbetet e lirë nga ndërhyrja prej Kremlinit”, thotë Bugajski.” /veriu.info

SHPËRNDAJE