Eksperti i arsimit tregon shkaqet e dështimit në testin PISA

Kosova sërish ka dështuar në testin ndërkombëtar PISA 2018.

Vendi ynë është renditur ndër vendet e fundit sa i përket rezultateve të këtij testi duke lënë prapa vetëm Republikën Domenikane dhe Filipinet.

Eksperti i arsimit Dukagjin Pupovci në një prononcim për “Gazeta Blic” ka treguar me detaje faktorët që kanë quar në një renditje kaq të dobët të Kosovës edhe këtë vit.

“Ky rezulatat, sa është zhgënjyes aq edhe është i pritshëm sepse nuk kemi pas ndonjë përmirësim të dukshëm në sistemin e arsimit nga testi PISA që është mbajt në vitin 2015 deri tek ky testi i 2018 .Këta janë fëmijët që kanë filluar shkollën në vitin 2008 ose vitin 2009 dhe kanë ndarë të njëjtat sfida me gjeneratën paraprake që ka shënuar rezultat jo të kënqshëm në vitin 2015.Unë konsideroj se në sistemin tone të arsimit kemi problemin e moszbatimit të politikave për përmirësimin e gjendjes dhe të legjislacionit dhe natyrisht duke mos i zbatuar politikat e proklamuara nuk ka përmirësim të gjendjes. E vetmja gjë që të cilën kam pa se është bërë prej testit paraprak PISA është se këta fëmijë janë përgatitur për test me disa testime pilot ose janë njohur me natyrën e pyetjeve dhe kjo ka ndikur në një ngritje të lehtë por që është e papërfillshme.Testimi i radhës do të bëhet në vitin 2021 dhe autoritet e Kosovës duhet të mendojnë mirë se a duhet t’i nënshtrohen fëmijët edhe këtij testi të vitit 2021.” tha Pupovci për Gazeta Blic.

Ndërsa sa i përket performancës së mësimdhënësve në shkolla, Pupovci u përgjigj kështu.

“Ne prej vitit 2011 e kemi në legjislacion normëm me anë të së cilës duhet të bëhet vlersimi i performancës së mësimdhënësve pra linçensimi dhe pagat më tej duhet të lidhen me nivelin e liçencës. Kjo nuk është bërë deri tash dhe normalisht që nuk ndikon në mënyrë motivuese tek mësimdhënësit .Gjithashtu mësimdhënësit në shkollat tona nuk kanë asnjë përkrahje prej askujt për kryerjen e punës së tyre. Nëse kanë nevojë për një këshillë nuk kanë kujt ti drejtohen, nuk ka inspektim të shkollave dhe respektivisht në nivel të klasave dhe normalisht kjo ka efektin e vet edhe tek performanca e nxënësve që po e shohim tashmë në testin PISA.”

Edhe në vitin 2015 Kosova pati një performancë të dobët dhe renditje aspak të mirë në këtë test.

Testi i ardhshëm PISA pritet të mbahet në vitin 2021.

  • ETIKETIMET
  • 1
SHPËRNDAJE