Eksperti Kerolli e quan skandal hostimin i uebfaqeve të institucioneve që po bëhet në të njëtin vend me faqe të kozmetikës

Lajmi se Ministria e Integrimit Europian ka kontraktuar një kompani për mirëmbajtjen e faqes së saj, ka nxitur reagime të shumta, raporton Gazeta Online Veriu.info.

Ministria e Integrimit Europian përmes një komunikate ka thënë se kontrata në vlerë prej 30 mijë eurosh vlen për tre vite, afërsisht 8,333.33 euro në vit.

Ndaj këtij lajmi ka reaguar eksperti i rrjeteve sociale, Valon Kerolli, i cili ka thënë se është shqetësuese më këto uebfaqe shteterore mbetet hostimi i tyre ne keto kompani private qe nuk kane asgje prone te tyre, thjeshte e paguajne nje “server” diku ne Amerike, France apo Gjermani dhe aty i fusin te gjitha ueb faqet e klienteve te tyre perfshire edhe ato shtetrore.

“Kjo ne nje vend normal nuk duhet me ndodhe, ueb faqet shtetrore duhet me pas vendin brenda institucioneve te atij vendi e jo neper kompani te huaja.” – ka shkruar Kerolli.

Sipas tij këto kompani po marrin mijëra euro të pamerituara dhe po dëmtojnë imazhin dhe sigurinë e këtij vendi.

Sipas Kerollit ky tender do duhej te rishqyrtohej dhe kompania ne fjale te bente vetem zhvillimin e uebfaqes por jo edhe hostimin.

Postimi i plotë i Kerollit:

Edhe pse çmimi eshte shume i larte per standartin tek ne, ajo cka eshte shqetesuese me keto uebfaqe shteterore mbetet hostimi i tyre ne keto kompani private qe nuk kane asgje prone te tyre, thjeshte e paguajne nje “server” diku ne Amerike, France apo Gjermani dhe aty i fusin te gjitha ueb faqet e klienteve te tyre perfshire edhe ato shtetrore. Kjo ne nje vend normal nuk duhet me ndodhe, ueb faqet shtetrore duhet me pas vendin brenda institucioneve te atij vendi e jo neper kompani te huaja.

Mjafton qe te shikohet historia e uebfaqeve shtetrore ne Kosove dhe te kuptojme se ato jane sulmuar nga hakeret serb me dhjetera here, dhe kane qene te hostuara ne te njejtin vend me uebfaqe te kozmetikes!

Pra le qe po marin mijera euro te pa merituara keto kompani qe nga pas lufta, por edhe po demtojne imazhin dhe sigurine e ketij vendi, dhe deri me sot asnjehere nuk ka pasur ndonje ndeshkim perkunder qe edhe femije te shkollave fillore kane arritur qe te futen ne ata servera. Nese kjo qeveri vazhdimisht ka thene se do bej gjithcka ndryshe, ky tender do duhej te rishqyrtohej dhe kompania ne fjale te bente vetem zhvillimin e uebfaqes por jo edhe hostimin!

SHPËRNDAJE