Eliminimi i Ivanoviçit, Gjykata vendos për tre të arrestuarit

Ka mbetur në fuqi edhe për dy muaj paraburgimi për tre të dyshuarit se kanë privuar nga jeta Oliver Ivanoviqin.

Gjykata e Apelit e Kosovës, i ka refuzuar si të pa bazuara ankesat e avokatëve mbrojtës, kundër vazhdimit të masës së paraburgimit prej dy muajsh për të pandehurit Nedeljko Spasojeviq, Dragisha Markovic e Marko Rosic.

Në këtë mënyrë Apeli ka lënë në fuqi aktvendimin e Gjykatës Themelore në Prishtinë, të datës 21.12.2018, sipas të cilit kjo masë do të zgjasë deri më 23.02.2019.

Sipas prokurorisë Nedeljko Spasojeviq e Marko Rosic dyshohen se si pjesë e një grupi krimi nal kanë kryer veprën ndihmës në vra sje të rëndë nga neni 179 lidhur me nenin 33 dhe 34 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Ndërsa i pandehuri Dragisha Markoviq, po ashtu si anëtar i grupit, dyshohet të këtë kryer veprën penale të zbulim të fshehtësisë zyrtare, sipas nenit 433 të po të këtij kodi.

Gjykata e Apelit, gjen se gjykata e shkallës se parë, ka dhënë arsye të mjaftueshme, mbi bazën ligjore për të cilën ka caktuar masën e paraburgimit ndaj tij, konform dipspozitave te nenit 187 të Kodit të Procedurës Penale të Republikës se Kosovës.

SHPËRNDAJE