Elton John mes lotëve ndërpret koncertin: Nuk kam më zë

Elton John u detyrua ta ndërpres një koncert në Zelandën e Re.

Këngëtari Elton John është parë i mërzitur teksa ndërpreu koncertin e fundit në Zelandën e re, shkak i pneumonisë, shkruajnë mediat e huaja.

Muzikanti 72 vjeçar, humbu zërin në mes të koncertit që po mbahej në stadiumin e Oklandit, Mount smart.

“Kam humbur tërësisht zërin tim. Nuk mund të këndoj.Duhet të shkoj, më vjen keq”, tha ai para turmës.

Ai u duk se shpërtheu në lot kur në një moment u përkul mbi piano dhe tundi kokën. Përkrahja e publikut sigurisht se nuk ka munguar.

SHPËRNDAJE