Elvana dhe Tuna raporte të mira vetëm në sy të publikut, ja çfarë ndodhi brenda premierës së ‘2 gisht mjaltë’ në Prishtinë

Pas Tiranës, komedia “2 gisht mjaltë”, me protagonistë Elvana Gjatën dhe Ermal Mamaqin, pati premierën të premten mbrëma edhe në Prishtinë.

Me këtë rast, komediani Mamaqi dhe këngëtarja Gjata shkëlqyen në tepihun e kuq të shtruar me rastin e kësaj premiere në “Cineplexx”.

Në këtë mbrëmje të ftuar ishin shumë miq e kolegë të dyshes, mes tyre edhe kantautori i njohur Armend Rexhepagiqi i cili prej kohësh nuk merr pjesë në këso ngjarje, si dhe këngëtarja e njohur Tuna.

Kamera jonë pak para premierës, kapi këtë moment kur Elvana dhe Tuna nuk u përshëndeten, të paktën në sallë, në momentin kur Elvana kalon krejt afër Tunës për tu ulur.

Ndryshe, filmi për 1 orë e gjysmë u karakterizua me të qeshura të shumta nga të pranishmit.

Për #gjesi, Elvana menjëherë pas filmit tha që ndjehet shumë e lumtur.

“2 gisht mjaltë”, pritet të shënojë një sukses të madh në Shqipëri e Kosovë, marrë parasysh se kërkesat për të janë shumë të mëdha.

Krahas Elvanës e Ermalit, në film luajnë Erjon Veliaj, Olta Daku e shumë personazhe tjera./Gazeta Express

SHPËRNDAJE