Emërohet zëvendëskryeministrja e parë transgjinore në Evropë

Një grua transgjinore është emëruar si zëvendëskryeministre në Belgjikë, duke u bërë zv/kryeministrja e parë në Europë.

Petra De Sutter, gjinekologe dhe anëtare e Partisë së Gjelbër në Parlamentin Europian, është një nga shtatë zëvendëskryeministrat e koalicionit qeverisës në Belgjikë.

“Jam jashtëzakonisht mirënjohëse për besimin që kam marrë nga partia ime”, ka shkruar De Sutter në Twitter.

De Sutter ka shërbyer si senatore nga Partia Groen në Belgjikë për pesë vite. Grupi për të drejtat e LGBT+ e ka vlerësuar emërimin e De Sutterit si një hap përpara për politikanët transgjinorë, transmeton abcnews.

“Ne jemi të lumtur që një anëtar i komunitetit trans është emëruar në këtë post të lartë politik,” tha Matt Beard, drejtor ekzekutiv i grupit ndërkombëtar All Out.