“Emocionohet” Deputetja e PDK’së: Ju siguroj se s’kam për ta harruar kurrë këtë…

Blerta Deliu-Kodra, ka arritur që përsëri të bëhet deputete e Kuvendit të Kosovës, shkruan “Front Online”

Ajo përmes një postimi në Facebook ka shkruar se është falënderuese për besimin e jashtëzakonshëm që i është dhënë në këtë legjislaturë.

Deliu-Kodra ka thënë se se nuk do ti harron kurrë votuesit e saj, pasi që fal tyre është deputete edhe kësaj radhe.

Ndryshe, ajo morri 8 mije e 099 vota, të cilën e radhitin ndër gratë më të votuara të PDK-së.

Postimi i plotë:

Ju falënderoj nga zemra, për besimin e jashtëzakonshëm që më dhatë me votën tuaj, për të qenë sërish përfaqësuese e juaja në Kuvendin e Republikës së Kosovës.

Falënderoj secilin qytetarë për besimin e vazhdueshëm në Partinë Demokratike të Kosovës.
Ju siguroj se s’kam për ta harruar kurrë, që tash e sa vite jam zgjedhur deputete prej besimit që më keni dhënë ju.
Këtë besim s’kam për te shkelur kurrë…
Dalshim faqebardhë 🙏

Fotografia e Blerta Deliu

SHPËRNDAJE