Emona City i vjedh konsumatorët (Dokument)

Tashmë është bërë thuajse e natyrshme për qytetarët që kur shkojnë në qendrat tregtare të hasin në mashtrime me çmimet.

Një mashtrim i tillë i ka ndodhur një lexuesi të Magazina.al i cili këtë shqetësim të tij dëshiron ta ndajë edhe me qytetarët në gjithë Kosovën.

Sipas tij ‘Emona City’ ne Prishtinë është qendra ku ai zakonisht shkon për të blerë gjësende që i duhen për nevojat në familje, e që shpesh herë i ka ndodhur të mashtrohet më çmimet.

Një rast i tillë i ka ndodhur edhe tani me Pampersa për fëmijë të cilat ndryshe kishin çmimin në rafte e ndryshe i pagoi tek arka, shkruan Magazina.al

Konsumatori i ‘Emona City’ ka thënë për Magazina.al se këtë e ka biseduar me menaxherin e qendrës tregtare por që nuk ka pranuar që ti kthehet diferenca e shumës së paguar.

  • ETIKETIMET
  • 1
SHPËRNDAJE