Emri i Agim Veliut ia fut frikën në palcë Shpejtim Bulliqit, editon statusin

Kandidati për kryetar të Podujevë nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Shpejtim Bulliqi si duke po i frikësohet garës për të parin e Podujevës, nga ish bartësi i kësaj komune, Agim Veliu.

Kjo pasi që ai ka edituar statusin e tij që e kishte publikuar me datën 18 shkurt.

Në postim e parë të tij, ai kishte thënë se djemtë e shfrenuar të Agim Veliut po e sulmojnë me qëllim që ta dëmtoj atë, pasi po kanë frik se do ta humbasin pushtetin.

Madje, Bulliqi kishte akuzuar se po të njëjtit kishin thënë se ai po i futej garës me pretendim që ta ç’rrënjos rugovizmin në Llap.

Pas më shumë se dy orësh, Shpejtim Bulliqi e kishte edituar tekstin, ku përmend djemtë e Agim Veliut, duke e ndryshuar në djemtë e përdhelur.

Shpejtim Bulliq është kandidat për kryetar të Podujevë që vjen nga Lëvizja Vetëvendosje, e që në garë sfidohet nga Nexhmi Rudari i LDK-së dhe Naim Fetahu nga PDK.

Zgjedhjet në Podujevë do të mbahen me 15 marë të këtij viti./Insajderi

SHPËRNDAJE