Emri i Skënderbeut (s)’ishte i shkruar në armën e terroristit në Zelandën e Re

49 persona mbetën të vdekur pas një sulmi terrorist në dy xhami në Zelandën e Re, njofton Indeksonline.

Sulmin në këto dy xhami, e ka filmuar vetë personi që e kreu atë, dhe të njëjtën e postoi në rrjetet sociale.

Ajo që tërhoqi vëmendjen e të gjithëve, ishte arma me të cilën u krye sulmi, e cila ishte e mbushur me emra të shumtë.

Imazhet e kësaj armë u publikuan në media pas arrestimit të sulmuesit, e në të është vërejtur edhe emri i heroit kombëtar, Gjergj Kastrioti-Skënderbeu.

Mirëpo, emri i Skënderbeut nuk ishte i  vetmi emër i shkruar në atë armë.

Në të ishin të shkruar në cirilikë ishin edhe emrat e: Marko Milajnov, shkrimtar kombëtar malazez, komandant dhe guvernator i fisit Kuçi; Stefan Lazar, Princi serb Lazar Hrebeljanoviq (1329 – 1389), i cili vdiq në luftë me turqit në Fushë Kosovë; dhe Milos Obilic, kalorës serb në shërbim të princit Lazar, gjatë pushtimit të Perandorisë Osmane. Po i njëjti vdiq në betejën e Fushë Kosovës .

Mirëpo, a është me të vërtetë emri i Skënderbeut i shkruar në armën e sulmuesit në Zelandën e Re?

Në fotografitë e publikuara në rrjetet sociale, nuk vërehet qartë se si është e shkruar.

Ngjashëm sikurse edhe me emrin e heroit kombëtar në Danimarkë ekziston edhe një qytet.

Emri i këtij qyteti i cili ndodhet në brigjet veriore dhe veri-lindore të liqenit me të njëjtin emër, Skanderborg.

Qyteti Skanderborg është një qytet i vjetër në zonat e të i cilit janë zbuluar gjurmët e vendbanimeve njerëzore, që datojnë nga koha më e hershme nordike të gurit.

Qyteti shtrihej rreth ish-Kështjellës së Skënderborgut, i themeluar në një moment gjatë epokës së hershme dhe në vitin 1583 Skënderborgu iu dha një statut komunal.

Në anën tjetër, se emri i Skënderbeut ishte i shkruar në armën me të cilën është kryer sulmi në Zelandë të re, e thonë edhe disa media të huaja.

Se çfarë e ka lidhur sulmuesin me këtë qytet apo edhe me vet heroin kombëtar, mbetet të shihet në vijim. /Indeksonline/

Skanderborg, Danimarkë
Kështjella e Skanderborg-ut, Danimarkë
Skanderborg, Danimarkë
SHPËRNDAJE