‘Emri më i përmendur në FFK’: Personi në foto ka luajtur në kohërat më të rënda në Kosovë

Emri i tij është më i përfoluri, dikush e lartëson e dikush e thumbon, e dikush nuk do as fytyrën me i pa, është Arianit Ahmeti, që është shndërruar si “bombë” për Federatën e Futbollit të Kosovës.

Kur ta shikosh në pamje është i vogël me trup, por si barut dhe tejet dinamik, që nuk i dridhet as qerpiku i syrit.

Ahmeti është i shkarkuar edhe nga pozita e zëvendëssekretarit të FFK-së nga Komiteti Ekzekutiv i FFK-së, sipas tyre ka shkelur rëndë nenin 106 të Rregullores Disiplinore.

A ka luajtur Ahmeti futboll ndonjëherë? Ahmeti ka luajtur në kohërat më të vështira, në kohën e okupimit (1991-1998), kur Kosova ishte e sulmuar nga katër anët nga Serbia pushtuese.

SHPËRNDAJE