Enca Haxhia në formë si asnjëherë tjetër me veshje sportive

Enca Haxhia gjithmonë rrëmben vëmendjen me paraqitjet e saj provokuese, qoftë në klipe por edhe në rrjete sociale.

Ndonëse jemi mësuar ta shohim gjithmonë më elegante, kësaj radhe këngëtarja nga Shqipëria është shfaqur sportive.

E veshur me tuta të bardha, atlete të zeza, dhe flokë të kapura, Enca Haxhia është shfaqur shumë ndryshe nga që jemi mësuar ta shohim.

Sa i përket muzikës, këngëtarja nuk është se ka paralajmëruar ndonjë projekt të ri, ndërsa ai i fundit mbetet “Balad” i lansuar para dy muajsh, e që deri tani ka arritur të mbledh mbi 3 milionë klikime në Youtube./GazetaBlic