Enca ‘sulmon’ Noizyn publikisht në mes të Tiranës

Enca Haxhia dje solli videoklipin e këngës “Kujt po i han” në bashkëpunim me reperin e njohur, Don Phenom, shkruan lajmi.net.

Përveç skenave të nxehta të këngëtares që morën vëmendje, ishte edhe fotografia e Noizyt, i cili publikoi dy lopë në profilin e tij në Instagram.

Kjo lë të kuptohej se reperi i cili tashmë nuk flet me Encën i ka krahasuar artistët me lopët, me ç’rast shkaktoi edhe komente të shumta.

Megjithatë, këngëtarja 22 vjeçare menjëherë iu kundërpërgjigj reperit e cila ndau një foto të një shimpanze teksa shkruan “I kam merzit pak (shum)”.

Mirëpo, Enca nuk u ndal me kaq! Në orët e vona të mesnatës ajo hyri live në Instagramin e saj ku u shfaq në një makinë duke u argëtuar me këngën e re.

E në një moment këngëtarja shfaqi foton e Noizyt dhe ia drejtoi gishtin e mesit, por videoja është fshirë menjëherë nga Enca.

Por, ajo është ruajtur dhe u publikua tek “Artistët shqiptarë”. /Lajmi.net/