Enca thotë se e ka gjoksin plot me lëndë ushqyese, shikoni si e ndrydhë me duar

Kohët e fundit ka nisur të bëhet e tepërt në rrjetet sociale, shkruan GazetaBlic.

Kjo për shkakun se këngëtarja shqiptare, Enca Haxhia kohët e fundit fokus kryesor e ka gjoksin e bujshëm që ka bërë t’i vihen epitete të ndryshme.

© Enca Haxhia [instagram]

Haxhia e cila njihet si një vajzë që ‘e lodhë’ programin për editim “PhotoShop” kësaj here na ka çuditur se si i është bërë barku kaq i sheshtë. Ka gjasa që këngëtarja nuk i ndalon ushtrimet në palestër edhe pse ka kohë që s’e kemi parë të duket andej rrotull.

Krijuesja e hitit “Dua” këtë herë është shfaqur në një pishinë me ujë të kristaltë blu, e veshur me bikine të bardha e me rripa të zi, dizajni i të cilave pak-a-shumë ia hollon belin e gjerë që ka.

© Enca Haxhia [instagram]

Duke i shtypur me duar dy gjinjtë e saj, Haxhia ka treguar se di të marrë vëmendje me asetet e bujshme që posedon, por provokimet e saj kanë nisur të duken të tepërta dhe eksplicite.

“Përplot me lëndë ushqyese” – ka shkruar Enca në përshkrimin e fotografisë së publikuar.

Hiç më larg se dje ajo publikoi një “SnapStory” ku shihej gjoksi i saj komplet dhe e zinte gjysmën e ekranit. Qysh kur këngëtarja ka publikuar këngën “Dua”, klipi i të cilës përmban skena tejet të nxehta, ajo më nuk është shfaqur e veshur por çdo herë e më e zhveshur!

SHPËRNDAJE