Enca vjen me një fotografi atraktive, tregon format e përsosura trupore

Këngëtarja e njohur Enca Haxhia, shumë shpejt do të sjellë një projekt të ri muzikor për fansat.

Këtë gjë ajo e ka bërë të ditur përmes një fotografie të publikuar së fundmi në rrjetin social Instagram, ku është shfaqur mjaft tërheqëse.

Për jetë të qetë dhe të rehatshme – bleni banesë aty ku lindë jetë e re për ju

E veshur me një kostum të ngushtë me dizajn leopardi, Enca vuri mjaft në pah gjoksin e saj atraktiv.

Në përshkrimin e fotografisë, këngëtarja nga Shqipëria bën të ditur se projekti i saj i ri vjen këtë muaj, por pa dashur të zbulojë detaje tjera më të hollësishme.

“Kënga e re po vjen, mendoni një titull për këngën, nëntor 2019”, kanë qenë fjalët e Encës përbri kësaj fotografie.

Përndryshe, kënga e saj e parafundit kundrejt kësaj që është duke përgatituar, mbetet “Jealous” të cilën ajo e solli gjatë verës dhe u prit mirë nga publiku.

SHPËRNDAJE