Ende është gjallë gruaja që kërceu nga kati i gjashtë në Ferizaj, policia jep detajet e fundit

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në orët e pasdites në qytetin e Ferizajt.

Një grua ka rënë nga një lartësi disa katëshe e një ndërtese në afërsi të një qendre tregtare në Ferizaj.

Për momentin shkaqet se pse ka ndodhur kjo ngjarje nuk dihen, mirëpo policia ka konfirmuar për se gruaja ka dhënë shenja jete edhe e njëjta është nisur për shërbim në QKUK.

Lajmin e ka konfirmuar Agim Gashi nga policia rajonale e Ferizajt. Ai tha se gruaja është me shenja jete por nuk dihet se çfarë lëndime ka pësuar.

“Rreth orës 15:30 në Ferizaj në afërsi të një qendër tregtare, nga një ndërtesë në rrethana të panjohura ka rënë një person i gjinisë femërorë. Është dërguar në spitalin e Ferizajt më pas do të dërgohet në QKU”, ka thënë Gashi. /ORAinfo/

SHPËRNDAJE