Ende kontrolle të dyfishta në kufirin Kosovë-Shqipëri

Morina ofron të njëjtën pamje si në verë ashtu edhe në dimër. Fluksi nuk ndërpritet asnjëherë. Qytetarët janë mësuar me vonesa dhe radhë të gjata në dy anët e kufirit.

“Kam 40 minuta këtu, po iki për në Tiranë”, thotë një qytetar. “Po i ndalin dhe i kontrollojnë”, shprehet një tjetër.

Dy policitë kufitare tashmë punojnë nën një çati, por pa zgjidhur kalimin vetëm me një kontroll. Në dalje të Shqipërisë, qytetarët e mjetet kontrollohen edhe nga pala shqiptare, por edhe nga ajo kosovare.

Ende nuk është arritur një unifikim i plotë që të shmangë qëndrimet e panevojshme në pikën kufitare të Morinës.

SHPËRNDAJE