Ende nuk dihet nëse Salah do të luajë ndaj Uruguajit

Hape pamjen e mëposhtme dhe shikoje të plotë

Sulmuesi i Egjiptit, Mohamed Salah mbetet një dyshim për ndeshjen me Uruguain.

Mohamed Salah ende nuk dihet se a do të luajë në ndeshjen e parë të kombit të tij në Kupës së Botës në Jekaterinburg të premten, shkruan GazetaBlic

Hape pamjen e mëposhtme dhe shikoje të plotë

Lojtari i Liverpoolit, i cili pësoi një dëmtim në shpatull në finalen e Ligës së Kampionëve kundër Real Madridit muajin e kaluar, mori pjesë në stërvitje të lehta të hënën, por drejtori i Federatës së Futbollit të Egjiptit, Ehab Lehita tha se ishte shumë herët për të përcaktuar nëse ai do të luajë kundër Uruguajit.

“Ai gradualisht po përmirësohet, por unë nuk mund të konfirmoj se do të luajë në ndeshjen e parë,” tha Lehita për 25-vjeçarin.

“Gjithçka që mund të them është se shpresojmë që ai të luajë në këtë ndeshje”, përfundoi ai.

Egjipti gjithashtu do të përballet me Arabinë Saudite dhe Rusinë në Grupin A.

Hape pamjen e mëposhtme dhe shikoje të plotë
SHPËRNDAJE