Endrina Elezaj shpallet sportiste e vitit 2020 në Mitrovicë

Kryetari i komunës, Agim Bahtiri, i shoqëruar nga drejtori për Kulturë, Rini dhe Sport, Tafil Peci, gjatë ditës së sotme kanë ndarë dy çmimet kryesore të sportistit të vitit 2020.

Juria profesionale, sportiste të vitit 2020 ka shpallur futbollisten Endrina Elezaj, futbolliste e Klubit të futbollit të femrave “Mitrovica”, ndërsa çmimin “Lah Nimani”, iu nda ish futbollistit të mirënjohur, Xhavit Ala, i cili ka qenë edhe donator i klubit të futbollit “Trepqa”, përgjatë viteve 1989-1998.

Më këtë rast, kryetari Bahtiri, ka theksuar se ndjehet tejet i lumtur që sot po bën ndarjen e këtyre çmimeve për sportistët më të dalluar të qytetit tonë, duke theksuar se viti 2020 në përgjithësi ishte një vit i vështirë, jo vetëm për sportin por edhe për shumë sektorë të tjerë për shkak të situatës pandemike që shkaktoj virusi Covid-19, por megjithatë sportistët mitrovicas me përkushtim dhe vullnet të jashtëzakonshëm arritën rezultate të shkëlqyeshme, me të cilat jo vetëm ne si institucione komunale, por edhe të gjithë qytetarët e Mitrovicës krenohemi dhe ju jemi mirënjohës.

Kryetari Bahtiri në vazhdim ju premtoi sportistëve se komuna do të bëjë gjithçka që është e mundur që në vitin 2021, të siguroj kushte akoma më të mira për punë, në mënyrë që sportistët të vazhdojnë rrugën e tyre të sukseseve.

Ndërkaq, Tafil Peci, drejtor për Kulturë, Rini dhe Sport, u shpreh të jetë mirënjohjes për komunitetin sportiv të cilët respektuan masat anti Covid duke e ruajtur shëndetin publik.

Ai më tutje ka shtuar se DKRS do të vazhdoj të mbështes klubet sportive me subvencione, duke investuar vazhdimisht në infrastrukturën sportive në komunën tonë.

Image may contain: 2 people, people standing
Image may contain: 5 people, people standing