Endrit Shala me pozitë të re brenda Kuvendit të Kosovës

Është konstituuar Komisioni për Ekonomi, Punësim, Tregti, Industri dhe Investime Strategjike, udhëheqja e se cilit i takon Grupit Parlamentar të Nismës.

Ky Komision do të udhëhiqet nga ish-ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Endrit Shala. Nënkryetare e parë e Komisionit do të jetë deputetja e LDK-së, Dorentinë Maloku-Kastrati, ndërsa nënkryetari i dytë do të jetë Zoran Mojsiloviq nga Lista Srpska.

Anëtarë të Komisionit do të jenë nga Vetëvendosje Mimoza Kusari-Lila, Hekuran Murati, Elbert Krasniqi, nga LDK-ja deputetja Valentina Bunjaku-Rexhepi, nga PDK-ja Ferat Shala, Memli Krasniqi, nga AAK-ja Pal Lekaj dhe nga Grupi 6 + Adem Hodza.

SHPËRNDAJE