Endrit Shala si “babadimër”, furnizon inspektorët me veshmbathje për gati 14 mijë euro

Ministria e Tregtisë dhe Industrisë në fund të këtij viti ka arritur të kurorëzojë me marrëveshje një tjetër tender.

Dikasteri që udhëhiqet nga Endrit Shala, këtë herë kamenduar për inspektrët e tregut të cilët janë furnizuar me veshëmbathje.

Titulli i kontratës i dhënë nga autoriteti kontraktues “Furnizm me veshëmbathje për personelin e Inspektoratit të Tregut”, ka kushtuar hiç më pak se 13.759,00 euro.

Në fillim, MTI për të njëjtin tender ka ndarë gjithësej 17.000,00 euro.

Tenderi në fjalë i është dhënë operatorit ekonomik “Seykos SH.P.K.”.

SHPËRNDAJE