Enver Hoxhaj flet për koalicionet nëpër komuna, zbulon se për cilën parti nuk kanë vija të kuqe

Nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj ka folur për raundin e dytë të zgjedhjeve lokale i cili do të mbahet me 19 nëntor.Hoxhaj tha se deri më tash kjo parti nuk ka arritur asnjë koalicion më asnjë parti.“Deri më tash nuk kemi arritur asnjë marrëveshje me asnjë parti”, ka thënë Hoxha për Gazeta Blic.

Ndërsa i pyetur për komunën e Suharekës, se a do ta mbështesin kandidatin e AAK-së, Hoxhaj tha se kjo parti nuk ka vija të kuqe për AAK-në.Kujtojmë që komuna e Suharekës ka shkuar në balotazh me këta kandidatë: Bali Muharremaj nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, dhe Sali Asllanaj nga Lidhja Demokratike e Kosovës.

Bali Muharremaj ka arritur t’i sigurojë 39.92% të votave, ndërsa kandidati Sali Asllanaj 34.01% të votave, dhe kandidati i PDK-së Blerim Xhemajli ka marrë 12.37%.

SHPËRNDAJE