Enver Hoxhaj i pari i cili del nga takimi i Ekipit Negociator

Enver Hoxhaj ka dalur nga takimi i Ekipit Negociator, i cili po mbahet për të finalizuar platformën për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë.

Ky takim kishte filluar në orën 16:00 dhe janë parë duke hyrë Fatmir Limaj dhe Avni Arifi.

Gjatë ditës, kryeministri Ramush Haradinaj, ka folur rreth kësaj platforme, për të cilën tha se ajo gjatë ditëve në vijim do t’i dorëzohet parlamentit.

Ndryshe, kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj sot më herët ka folur rreth platformës së dialogut, për të cilën tha se ajo gjatë ditëve në vijim do t’i dorëzohet parlamentit.

Kreu i qeverisë ka theksuar se nëse i japin përkrahje platformës, atëherë do të jenë unik të gjithë, ndërsa i ka ftuar partitë opozitare që të kontribuojnë dhe të jenë pjesë e kësaj platforme, pasi vetëm në këtë formë do të jenë fitues të gjithë.

SHPËRNDAJE