Epike thënia e Veselit për Vuçiqin: Kur të vjen në shtëpi, duhet duruar edhe ndonjë fjalë e rëndë

Kryeparlamentari Kadri Veseli ka thënë se deklaratat e presidentit të Serbisë, Aleksandar Vucic, nuk janë shembull i mirë i fqinjësisë dhe si të tilla nuk i bëjnë mirë as popullit serb e as atij të Kosovës.

Veseli ka thënë se deklaratat e Vucicit nuk promovojnë paqe, por ato promovojnë gjëra të tjera.“Ka qenë veprim i dhimbshëm. Ata vijnë dhe në vend që të promovojnë paqe, promovojnë gjëra të tjera. Mysafiri kur të vjen në shtëpi – duhet duruar edhe ndonjë fjalë e rëndë”, ka thënë Veseli.

Veseli i ka falenderuar Policinë e Kosovës si dhe ka thënë se deklarimi i Vucicit nga Ujmani nuk është dashur të ndodhë.“Falënderoj forcat që kanë kryer punën e tyre. Deklarimi nga penda nuk është dashur të ndodh. Ne e kemi pritur dhe e kemi përcjellë ashtu siç i ka hije një shteti”, tha Veseli.

Krejt në fund Veseli përsërit prapë se Ujmani do të jetë në Kosovës dhe territorit i shtetit do të jetë i pacenueshëm.