Era dhe Nora Istrefi koncert në Tiranë, fitimet shkojnë për të prekurit nga tërmeti

Të dyja motrat Istrefi kanë vendosur të organizojnë një koncert të madh në Tiranë dhe të gjitha lekët do shkojnë për njerëzit që kanë ngelur në qiell të hapur nga tërmeti i 26 nëntorit.

Për shkak të projekteve të saj të reja, Era Istrefi kishte vendosur të largohet pak nga koncertet dhe daljet e saj publike, por dëshira për t’i ndihmuar këta njerëz e ka rikthyer sërish atë.

“Edhe pse nuk mbaj koncerte që sa për shkak që jom tu u marr me projekte t’reja, m’vjen mire qe kemi me u pa t’premten n’Tirane sidomos për arsyen qe tgjitha fitimet kan me u perdor per ndihma te njerezve qe kan nevoje ne Shqiperi”, shkruan Era.

SHPËRNDAJE