Era Istrefi: Zyrtarisht e martuar me… (Foto)

Era Istrefi është njëra ndër artistet shqiptare që po gëzon famë ndërkombëtare.

Ajo është vazhdimisht në udhëtime, nga ku ndanë me ndjekësit imazhe përmes të cilave tregon se çfarë bën gjatë vizitave në ato vende, shkruan lajmi.net.

Së fundi, Era ka postuar një fotografi përmes së cilës ka treguar unazën që i ka bërë dhuratë vetes.

Ajo me shaka ka shkruar “Zytarisht martova veten time”, ndërsa shakatë i ka vazhduar duke thënë se tani po vazhdon të festojë.

Kujtojmë që Era do të performojë në finalen e Kampionatit Botëror “Russia 2018”, që mbahet në Rusi.