Era rrëzon një lis në qendër të Prishtinë, bie mbi një veturë (Foto)

Era e fortë e cila ka filluar të fryej në Prishtinë ka rrëzuar edhe një lis në qendër të Prishtinës.

Ky lis është rrëzuar te rruga “ UÇK”, apo ndryshe i njohur si lokacioni te qafa, transmeton Indeksonline.

Në pamjet e siguruara shohim se lisi ka rënë mbi makinën e cila gjendej e parkuar pranë tij./Indeksonline/

SHPËRNDAJE