Erdhi nga Franca dhe vrau vëllain e tij në Kosovë – ja çka po ndodh tani…

Një person nga Lipjani me iniciale M.G 54-vjeç është vrarë sot nga vëllai i tij rreth 58-vjeçar.

Ai kishte ardhur për pushime në Kosovë nga Franca.

E gjithë ngjarja kishte ndodhur gjatë ditë së sotme ku sipas Policisë së Kosovës, i ndjeri ishte plagosur fillimisht me armë zjarri e më pas ishte konstatuar edhe vdekja e tij.

Policia e Kosovës gjatë ditës së sotme ka njoftuar se personi që dyshohet se kreu këtë vrasje është në arrati.

Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Imer Beka ka konfirmuar për Kallxo se i ndjeri dyshohet se është vrarë nga vëllai i tij.

Sipas Bekës i dyshuari ka pasaportë zvicerane, ndërsa për këtë rast ai ka bërë me dije se është njoftuar edhe aeroporti pas që sipas tij i dyshuari mund të ikë jashtë Kosovës.

SHPËRNDAJE