Erdogan ka një koment për Kombëtaren Shqiptare

Kombëtarja e Shqipërisë në futboll nuk është një rival i zakonshëm. Kështu po vlerëson presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan.

Erdogan vizitoi futbollistët e kombëtares turke pasi siguruan kualifikimin në Kampionatin Evropian pas ndeshjes me Islandën, në kuadër të Grupit H në Stamboll që përfundoi pa gola.

“Fituam mundësinë për të shkuar në këtë kampionat pas një pauze të gjatë. Shpresoj të shkojmë si vendi i parë në grup”, tha presidenti turk në një prononcim pasi uroi lojtarët turq.

“Tani kemi ndeshjen me Andorrën, por krahas kësaj ndeshjeje, rivali i ardhshëm i Francës, Shqipëria, nuk është një rival i zakonshëm dhe Shqipëria do ta zhvillojë ndeshjen në stadiumin e ri”, shtoi Erdogan.

SHPËRNDAJE