Erëra të forta në Prishtinë, analistit kosovar i ndodh e keqja – i bie një send i fort në kokë

Analisti kosovar, Agim Musliu, ka shpëtuar mrekullisht pas një goditje që mori nga një send i fortë që u shkul nga çatitë në qendër të Prishtinës.

Ai po ecte në skajin e rrugës afër sheshit ‘Nënë Tereza’, kur një pjesë e fortë e oxhaqeve të ndërtesave përfundoi në kokën e tij
Musliu shpëtoi pa u lënduar shumë, pasi mjeti i fortë nuk e goditi me një pjesë të rrezikshme. Vetë Musliu u ndje i shqetësuar nga shkulja e gjërave nga çatitë.

Siç shihet nga fotografitë, ai vazhdoi rrugën, mirëpo në pjesën ku u godit akoma qëndron mjeti që përfundoi fillimisht në kokën e Musliut.

Sidoqoftë, Prishtina është përfshirë nga erëra të forta që kanë bërë që nga çatitë e shtëpive të bijnë gjë sende, e po ashtu në një pjesë janë shkulur disa drunj.

Ndryshe, pas kësaj gjendje ka reaguar edhe kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti. I pari i kryeqytetit i luti banorët e Prishtinës që të qëndrojnë në ambiente të mbyllura për t’i ikur ndonjë eksesi të mundshëm./gazetametro.net

SHPËRNDAJE