Erjona bën tifo për Lukakun: Çfarë këmbësh ka!

Historia e dashurisë me ish-bashkëshortin Blerim Xhemaili ka marrë fund qe një kohë, por eksploduesja Erjona Sulejmani nuk e ka harruar botën e futbollit, shkruan Gazeta Express.

Madje, ajo është tifoze flaktë e Interit dhe në rrjetet sociale herë pas here e shfaq dashurinë për klubin italian.

Së fundmi, bukuroshja shkodrane e ka bërë një koment në një postim të sulmuesit të ri të Nerazzurri, Romelu Lukaku, nga i cili pret shumë këtë sezon.

E shumë pret edhe nga Interi i saj në edicionin e ri.

“Çfarë këmbësh ka. Këtë vit Interi ynë duhet ta tregojë vlerën e tij”, ka komentuar Erjona. /Gazeta Express/

SHPËRNDAJE