Erolld Belegu hedh akuza ndaj Safet Gërxhaliut – thotë se taksa ka pasur ndikim pozitiv në ekonomi

Këshilltari për çështje ekonomike i Ramush Haradinajt, Erolld Belegu, ka reaguar ndaj deklaratave të shefit të Odës Ekonomike të Kosovës, Safet Gërxhaliut, i cili kishte deklaruar se taksa ka pasur ndikim negative në zhvillimin ekonomik të Kosovës.

“Viti 2019 ka qenë bashkërisht me vitin 2018, vitet më fatale për zhvillim ekonomik. Ju po e shihni në çfarë trendi janë investimet e huaja direkte, çfarë trendi dhe niveli është imazhi i Kosovës” kishte deklaruar Gërxhaliu.

Ndërsa në anën tjetër, Belegu përmes një shkrimi në rrjetin social Facebook, ka hedhur akuza drejt Gërxhaliut, duke e konsideruar si person që të arritur se sheh faktin që ka organizuar panaire me prodhime të Serbisë, shkruan Express.

“Njeriu që ka organizuar panairin me prodhime serbe në Prishtinë si të ” arriturën “ e tij të fundit në postin e Kryetarit të OEK ka “goditur” punën e qeverisë së Kosovës dhe i ka dhënë vetes të drejtë të bëjë vlerēsime paushalle” shkroi Belegu.

Ai ndër tjera ka shkruar se cilat janë efektet pozitive të taksës, duke numëruar shumë kompani të cilat e kanë rritur prodhimin, punësimin dhe pagat.

SHPËRNDAJE