Është arrestuar i dyshuari për rastin e 11 vjeçarit nga Fushë Kosova, kush është ai?

Policia e Kosovës ka arrestuar S.O i cili dyshohet se para një jave ka shkaktuar vdekjen e një të mituri në Fushë Kosovë

Policia përmes një njoftimi bën të ditur se i dyshuari është arrestuar mbrëmjen e së martës raporton gazeta online veriu.info.

Njoftimi zyrtar i Policisë së Kosovës:

Policia e Kosovës pas ndërmarrjes së veprimeve të vazhdueshme hetimore dhe operacionale lidhur me rastin e raportuar me datën 11.07.2019, e cilësuar në fillim si “vdekje e dyshimtë”, me datën 16.07.2019 rreth orës 19:55 nga njësitë policore të Stacionit Policor të Fushë Kosovës është arrestuar personi i dyshuar me inicialet:

S. O. mashkull/ashkali/kosovar lindur me 1999Rasti i raportuar me datën 11.07.2019 fillimisht është cilësuar si “vdekje e dyshimtë”, ndërsa pas veprimeve hetimore dhe operacionale dhe me urdhër të prokurorit të shtetit ky rast është rikualifikuar si vepër penale “vrasje e rëndë”.

Personi i arrestuar, i dyshuar për veprën penale “vrasje të rëndë”, me urdhër të prokurorit kompetent është intervistuar në prezencë të avokatit mbrojtës dhe pas intervistimit është dërguar në mbajtje për procedura të mëtejme ligjore.

SHPËRNDAJE