“Është në interesin e Serbisë që ta vazhdojë dialogun me Kosovën”

Kryetarja e Forumit për marrëdhëniet ndërkombëtare të Lëvizjes Evropiane, Jelica Miniq, ka thënë se Serbia duhet ta vazhdojë dialogun me Kosovën.

Kryetarja e Forumit për marrëdhëniet ndërkombëtare të Lëvizjes Evropiane në Serbi, Jelica Miniq, ka thënë se është në interes të Serbisë që të vazhdojë dialogun me Kosovën.

Në një prononcim për “Tanjug”, Miniq ka thënë se pavarësisht se vazhdimi i dialogut është në interes të Serbisë, ende nuk ka ndonjë lëvizje serioze drejt fillimit të negociatave.

Sipas saj, deri para vjeshtës nuk mund të ketë asgjë konkrete, kohë kjo kur siç u shpreh Miniq, disa gjërat të mund të zgjidhen dhe do të bëhej një situatë më e qartë dhe vazhdimi i mundshëm i negociatave, transmeton lajmi.net.

“Është në interes të Serbisë që dialogu midis Beogradit dhe Prishtinës të vazhdojë, por nuk mund të ketë lëvizje serioze drejt fillimit të negociatave para vjeshtës, derisa gjërat të mund të zgjidhen dhe të arrihet një situatë më e qartë dhe vazhdimi i mundshëm i negociatave”, ka thënë Miniq.

Ajo ka thënë se të dy shtetet kanë nevojë për normalizim.

Sipas saj, duke e parë nevojën e ndryshimit të marrëdhënieve njohja e Kosovës nga ana e Serbisë është më pak e rëndësishme.

“Ne kemi nevojë që në fushën e jetës çdo ditë të kemi një ndryshim të marrëdhënieve në mes të qytetarëve, ekonomisë, kulturës, medies, institucioneve akademike dhe natyrisht politikanët duhen t’i zbusin qëndrimet e tyre dhe të normalizohen gjërat. Duke e parë këtë, çështja e një njohjes eventuale përfundimtare për Kosovën ka një peshë më të vogël”, u shpreh Miniq.

SHPËRNDAJE