Eskalon debati mes Xhevdet Pozharit dhe Ilir Mirenës, fyerje mes njëri-tjetrit

Një përplasje e ashpër verbale ka ndodhur ndëmjet gazetarit Xhevdet Pozhari dhe Ilir Mirenës në Debat Plus.

Mirena e ka pyetur Pozharin se në emër të kujt flet dhe se kush ja ka dhënë të drejtën të flasë në emër të popullit.

“Ti nuk je gazetar, kush ta ka dhënë të drejtën me fol në emër të popullit” i tha Mirena.

Ndërsa Pozhari ia ktheu se është një qytetar i cili në zgjdhjet e 14 shkurtit do të votojë, Albin Kurtin.

Tutje Mirena e ka pyetur Pozharin se a ka qenë zëdhënës i Nisma-s në 2009 dhe i njëjti i është përgjigjur se po.

Debati ka vazhduar edhe tutje me ofendime të ndërsjellta ndërmjet njëri-tjetrit.