Eskalon drejtori i RTKlive, ofendon qytetarët dhe i quan anti-perendimorë se nuk e votuan PDK-në

Mentor Shala, drejtori i web-faqes së mediumit publik, RTKlive, e ka komentuar rezultatin e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare.

Shala ka kritikuar qytetarët që nuk ia kanë mundësuar PDK-së të dalë partia e parë në këto zgjedhje, duke e përkthyer këtë si qëndrim anti-perëndimor të votuesve.

Sipas Shalës, në mes të Perëndimit dhe Lindjes, populli ka votuar për këtë të fundit, meqenëse ka vendosur që PDK të mos e udhëheqë më shtetin.

“Lindje-Perëndim, Perëndim a Lindje?! Përgjigja u dha sonte- Sot 26% e popullit (që fatmirësisht nuk është shumica e popullit të Kosovës), vendosen per Lindjen!

Nëse Perëndimi (SHBA) u munduan të na bajnë të qartë se duhet të mbesim me perëndimin e na s’e degjuam – Lindja (Rusia) sot ia qon gishtin e mesëm 🖕Perëndimit (SHBA) dhe i thotë tash merreni vesh me mu(Rusinë) për Kosovën.

Po du me thanë ia kemi thy Rusisë me sonte. Deri më sot kurrë ma afër s’e kemi pas rrumbullaksimin e shtetit të Kosovës ndërsa prej sonte ma larg e kemi, edhe pse besoj shumë në mrekulli (lojëra të mëdha prej njerëzve të mëdhej)!

Klm”, ka shkruar Shala i cili për dy mandate ka qenë drejtor i Radio Televizionit Publik e një herë zëvendësdrejtor.