Eskalon protesta në Tiranë, protestuesit tentojnë të hyjnë në kryeministri

Tensionohet situate në Tiranë, protestuesit tentojnë të futen në kryeministri.

Në nisje të protestës së sotme të opozitës, qytetarët kanë çarë kordonin e policisë duke u futur në ambientet e oborrit të kryeministrisë.

Pjesa ballore e saj është mbuluar me skela për të bllokuar hyrjen në ambientet e kryeministrisë, por duket se protestuesit kanë për qëllim rrëzimin e saj.

Në lidhje me këtë incident policia nuk ka bërë rezistencë, ndërsa duket theksuar se ata janë të paarmatosur.

SHPËRNDAJE