Eskperti i zhytjes jep lajmin e keq për policët e zhdukur

Njësitet policore, FSK-ja, zjarrëfikësit, shumë qytetarë po vazhdojnë edhe më tutje që të ndihmojnë në kërkimin e dy policëve të zhdukur mbrëmë në lumin Lepenc.

Zhytësi i njohur kosovarë, Ismail Kasumi ka folur për “Indeksonline” lidhur me këtë rast. Ai ka treguar se i është bërë ftesë për t’iu ndihmuar njësiteve relevante në gjetjen e dy policëve kosovar.

Kasumi ka thënë se dy policët mund t’i ketë bartur lumi për në Maqedoni. Sipas tij, të njëjtit kanë shumë pak gjasa që të jetojnë.(Shtyp mbi pamjen e mëposhtëm dhe shiko pamjen e plotë)

“Unë nuk jam njoftuar, janë zhytësit tjerë, është djali im që merret me këtë punë nëse ka nevojë le t’i thirrin ata, për momentin jam në Shqipëri në qytetin e Tiranës.

Policët pasi kanë rënë në lum, uji ka mundur ti dërgon në largësi më të largët , në qoftë se kanë rënë në ujë unë nuk besojë se ata mund të shpëtojnë, por ata me siguri janë në ujë diku. Ata kanë mundur të barten nga uji edhe në Maqedoni sepse është uji i rrëmbyeshëm aty”, ka thënë Kasumi.

Më tej, ai shtoi se nesër do të kthehet në Kosovë. Kurse në rast se i bëhet ftesa nga zyrtarët shtetërorë ai do të pranojë.

Ndryshe, për gjetjen e dy trupave të zyrtarëve policorë së fundi është angazhuar edhe KFOR-i që ka filluar aksionin për kërkimin e tyre.

Policët e zhdukur janë, Malsor Dashi dhe Armend Trena.

SHPËRNDAJE