ETC/Elkos është importuesja më e madhe e mallrave nga Serbia

Është pikërisht kompania Elkos Group, e cila udhëhiqet nga Ramiz Kelmendi, e cila është importuese e mallrave serbe. ETC/Elkos, i cili është zingjiri më i njohur i marketeve në vend, importon mallra nga Serbia më shumë se çdo kompani tjetër në vend.

Ramiz Kelmendi deklaroi sot se si deputet i Kuvendit të Kosovës e mbështet vendimin e qeverisë për t’i vendosur taksë prej 100 për qind produkteve serbe, por ai nuk dëshiroi të flasë në rolin e afaristit lidhur me këtë vendim të qeverisë. Tha se për këtë çështje, flasin përgjegjësit e kompanisë së tij, Elkos.

“Çka mendoj unë si deputet është kështu, ndërsa çfarë mendoj si afarist atëherë kam njerëz përgjegjës të kompanisë time që mund të bisedojnë për këtë vendim”, ka thënë sot Kelmendi për Insajderin.

Është pikërisht kompania Elkos Group, e cila udhëhiqet nga Ramiz Kelmendi, e cila është importuese e mallrave serbe. ETC/Elkos, i cili është zingjiri më i njohur i marketeve në vend, importon mallra nga Serbia më shumë se çdo kompani tjetër në vend, raporton Insajderi.

Përveç importeve nga Serbia, Ramiz Kelmendi njihet edhe si një prej biznesmenëve që ka përfituar më së shumti nga privatizimi i ndërmarrjeve shoqërore.

Siç pati raportuar Insajderi rreth tre vite më parë, përmes hulumtimit të titulluar: “Ramiz Kelmendi – Kërcënimi për postin e adhurueshëm dhe akuzat për dyfytyrësi”, ai ka blerë tokë shoqërore e asete të shumë ndërmarrjeve shoqërore. Mbi 7 milionë euro ka shpenzuar për blerjen e tokave dhe aseteve shoqërore.

Më 2011 e kishte blerë këtë ndërmarrje për një shumë prej 3 milionë euro e gjysmë. Kelmendi nuk kishte zbatuar kontratën me Agjencinë Kosovare të Privatizimit. Kishte obligim që të vazhdonte punën e njëjtë që kishte bërë ndërmarrja më herët. AKP ka konkluduar se prodhimi në këtë ndërmarrje ishte i vogël. Por kontrata mes palëve e favorizonte Kelmendin.

Kontrata nuk specifikonte sasinë e përpunimit të metaleve. Kompania e Kelmendit kishte shfrytëzuar këtë detaj dhe kishte përpunuar në sasi tejet të vogla. Agjencia Kosovare e Privatizimit kishte konstatuar se kompania e tij ka bërë përpjekje për të mashtruar institucionet

“Vlen të theksohet se në disa raste gjatë kohës kur kemi realizuar vizita monitoruese në ndërmarrje, punonjësit e ndërmarrjes na kanë informuar se ata janë ftuar të jenë prezentë në ndërmarrje gjatë kohës kur Njësia për Kontroll dhe Mbikëqyrje ka paralajmëruar vizitë të rregullt monitoruese”, thuhej në raportin e AKP-së për vitin 2014.

Ndërkaq, në një bisedë telefonike me Insajderin, ka thënë se të gjithë akterët ekonomik duhet të punojnë në zbatimin e kësaj marrëveshjeje.

“Vendimi i qeverisë është obligativ për të gjithë akterët ekonomik në brendi të Kosovës dhe duhet zbatuar. Prandaj edhe unë i ftoj të gjithë afaristët e Kosovës që jo vetëm ta zbatojnë sepse e kanë obligim, por edhe të punojnë për zbatimin e saj”, ka thënë deputeti i LDK-së.

  • ETIKETIMET
  • 1
SHPËRNDAJE