EULEX premton 82 mijë euro për këdo që ka informacion lidhur me këtë çështje

Autorët e kësaj vrasjeje akoma nuk janë identifikuar. EULEX ofron shpërblim për personat që ofrojnë informacione.

Kishte ardhur nga Lituania për t’i shërbyer misionit të Bashkimit Evropian për Sundim të Ligjit në Kosovë.

Por shtatë vite më parë, zyrtari doganor i EULEX-it, Audrius Senaviçius rrugës për në punë ishte qëlluar për vdekje në pjesën veriore të Kosovës.

Ndonëse kanë kaluar disa vite, autorët e kësaj vrasje ende nuk janë identifikuar.

E në përkujtim të tij, në vendin e krimit këtë të shtunë shkuan disa zyrtarë të EULEX-it.

Pasi vendosi kurore te vendi ku është vrarë, Shefi i Misionit EULEX, Lars-Gunnar Ëigemark kërkoi që personat që kanë informacion të lajmërohen.

Madje EULEX-i ofron shpërblim prej 82.000 euro për personat që ofrojnë informacion për këtë ngjarje.

Ndërkohë Zëvendësdrejtori i përgjithshëm për burime në Policinë e Kosovës, Dejan Jankovic, tha se shteti ka përgjegjësi për gjetjen e autorëve të kësaj vrasjeje.

Kur EULEX-i përfundoi mandatin e tij ekzekutiv në sektorin e drejtësisë në vitin 2018, lënda e këtij rasti të vrasjes është dorëzuar tek autoritetet prokuroriale të Kosovës.

SHPËRNDAJE