EXIT POLL i Klan Kosovës: Sokol Bashota i LDK-së do të qeverisë me Klinën

Kandidati PDK-së, Sokol Bashota, do të qeverisë me komunën e Klinës për katër vitet e ardhshme, kjo sipas të dhënave nga EXIT POLL i realizuar nga Klan Kosova.

Këto të dhëna tregojnë që Sokol Bashota ia ka dalë të marrë 53.5% të votave kështu duke lënë pas kundërkandidatin e tij nga AAK-ja, Zenun Elezaj, i cili ka mbledhur 46.5% të votave.

EXIT POLL i Klan Kosovës i cili realizohet nga Shkëlzen Maliqi dhe ekipi i tij, ka mbledhur dhe analizuar të dhënat në 11 komuna nga 19 gjithsej sa kanë shkuar në balotazh, njofton Klan Kosova.

SHPËRNDAJE