Fabregas është i bindur se Messi do të pensionohet në Barcelonë

Cesc Fabregas është i bindur se Lionel Messi do ta përfundojë karrierën si njeri vetëm i një klubi dhe do të pensionohet në Barcelonë.

Superylli argjentinas u zhvendos në Spanjë kur iu bashkua Barçës në moshën 13-vjeçare dhe ka qëndruar në Camp Nou që prej atëherë, duke thyer rekorde të panumërta duke e udhëhequr njërin prej ekipeve më të mira në histori të klubit.

Së fundmi, megjithatë, është përfolur se jo gjithçka është në rregull mes Messit dhe katalonasëve, gjë që ka nxitur thashetheme se ai mund të kalojë në Manchester City apo Inter.

Por në mendjen e ish-bashkëlojtarit dhe mikut të ngushtë, Fabregas, nuk ka dyshim se 32-vjeçarit do të pensionohet në Camp Nou.

“Unë bisedoj me Messin dhe ideja e tij gjithmonë ka qenë t’i japë fund karrierës në Barcelonë”, ka thënë Fabregas për Cadena Cope.

“Shumë gjëra mund të ndodhin në një klub por unë jam shumë i bindur se karriera e tij do të përfundojë në Barçë”, shtoi ai.

SHPËRNDAJE